Janë rritur papritur tensionet me Greqisë dhe Turqisë. Kjo e fundit publikoi më herët një njoftim sipas të cilit anija e kërkimit “Oruç Reis” do të kryejë operacione në jug të ishullit Kastelorizo duke bërë që Greqia të japë alarmin.
Kjo, pasi sipas grekëve kryerja e operacioneve kërkimore në këtë zonë shkel në mënyrë të drejtpërdrejt Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë, të cilën Turqia nuk e njeh në këtë rajon.
Turqit pretendojnë se një ishull aq larg Greqisë dhe shumë pranë Turqisë nuk mund të krijojë një Zonë Ekskluzive Ekonomike sa t’i burgosë ata në tokë.
Kjo është edhe logjika, mbi të cilën Turqia është duke kryer kërkime pikërisht në këtë zonë.
Nisur nga situata e krijuar, vetë Greqia publikoi pak më herët një NAVTEX duke i kërkuar anijeve që të mos e marrin në konsideratë njoftimin e Turqisë për kryerjen e kërkimeve në jug të Kastelorizos, pasi është i jashtëligjshëm.
Ajo që është më shqetësuese lidhet me faktin nëse Turqia do ta shoqërojë anijen e saj me anije të tjera ushtarake, gjë e cila do t’i çonte sërish të dy shtetet në prag të luftës.
Diskutime rreth kësaj post