Ndërkohë që kishte njoftuar se do të bënin protestë maratonë, ndërsa nga LSI ishin bërë gati të gdhiheshin dhe ngryseshin poshtë zyrës së Ramës për të paktën disa ditë, Lulzim Basha e mbylli sërish sot me buton protestën.
Ashtu si edhe herën e shkuar, ky veprim i kryetarit të opozitës vjen pa u konsultuar me aleatët dhe sidomos LSI-në, gjë e cila kësaj radhe e ka tërbuar Monika Kryemadhin.
Veprimi i Bashës është pritur me të shara nga Kryemadhi duke e akuzuar si frikacak që bën pazare me Ramën si edhe fjalë të tjera fyese.
Të njëjtën gjë Basha bëri edhe herën e fundit duke i shpërndarë njerëzisht ndërkohë që disa dhjetra metra më tej Monika Kryemadhi betohej se nuk do të iknin nga sheshi “pa shporrur Edi Ramën”.
Basha ka një agjendë të veten për mënyrën e të bërit opozitë, e cila nuk përkon me ate të Kryemadhit dhe kjo gjë ka dalë në pah sa herë ka patur protesta të mëdha të opozitës. /albeu
Diskutime rreth kësaj post