Kërkesa për bastisjen e zyrave me qëllim rinovimi dhe mirëmbajtje nuk është pranua nga kryetari i ri i FRD, Sali Shehu, i cili kërkoi ndihmë nga presidenti Ilir Meta. Meta shkoi tek zyrat ku brenda ndodheshin efektivët e policisë bashkiake, ata të rendit dhe anëtarët e FRD-së. Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe sherri verbal ka kapërcyer në sharje, grushta dhe shpulla. Presidenti Ilir Meta nxorri jashtë policët ndërsa nuk munguan as fyerjet. “Ikni o b.q.” – dëgjohet në video.
Ilir Meta: Ça bëhet kështu more? Kështu e duan këta? Ore do t’ju çoj në burg me duart e mia. Përjashta, Përjashta, Përjashta, Përjashta, s’dua asnjë fjalë.
Një i pranishëm: Përjashta ka të drejtë.
Tjetri: Legen muti mos më kap me dorë o bq.
Ilir Meta: Dilni more jashtë. Dilni jashtë se do vij unë jashtë.
Diskutime rreth kësaj post