Debate të ashpra po zhvillohen sot në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për projektligjin e bashkëqeverisjes. Gjatë fjalës së Ermonela Felajt, opozita ka ndërhyrë vazhdimisht duke mos e lënë të flasë.
Kryetarja e Komisionit, Klotida Bushka ka kërkuar që të respektohet radha dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin, por Gazment Bardhi nuk është “bindur” duke vijuar përplasjen me Felajn.
Pjesë nga debati:
Klodilda Bushka: Rregulli është që anëtarët e Komisionit kanë radhën e vet. Kur ju flisni nuk ju ndërpret njeri. Respektoni njëri-tjetrin, mbajini shënim atë që doni të thoni dhe e diskutojmë më pas.
Felaj i drejtohet Bardhit: Nuk është dikush këtu që të më thotë si të flas…Po iu pëlqeu mirë, po nuk iu pëlqeu…
Bardhi i drejton dorën duke bërtitur.
Felaj: Atë dorën tregoja dikujt tjetër, jo mua. Nëse s’të pëlqen të dëgjosh mund të largohesh.
Bardhi: Kush do më largoj? Ti. Hec vazhdo fjalën fol…Mos më detyro të them ndonjë gjë tjetër.
Diskutime rreth kësaj post