Dy komshinj u përballën me njëri-tjetrin në rubrikën “Shihemi në gjyq”, dhe shkak i përplasjes është bërë toka që Rexhepi i shiti Baftjarit. Edhe pse Baftjari pagoi për të marrë tokat, ato asnjëherë nuk kaluan në emrin e tij, por ende figurojnë në pronësi të zotit Rexhep.
Në pamundësi për ta zgjidhur problemin në mes tyre, ata drejtohen tek zonja Eni Çobani.
Pjesë nga përplasja në emision:
Rexhep: Para se të vinte me të vëllain, me erdhi mua pasi kemi kontaktuar bashkë.
Eni Çobani: Po që ka ardhur tek unë.
Baftjar: Më the pse më spiunove tek Eni Çobani. Nuk kam ardhur të spiunoj këtu ka drejtësi, ka rregulla. Rexhep i ke thënë ato llafe, nuk jam spiun unë, 45 vjeç.
Eni Çobani: Nëse e ke thënë, është pak e rëndë kjo se nuk është punë spiunllëku.
Rexhep: Ato lekë që kam për të shpenzuar në Tiranë thotë, ta mbyllim këtu këtë muhabet. Unë po të jap ty 1 milion lekë të vjetra, hajde të bëjmë ato letra. Absolutisht jo i thashë, asnjëherë Baftjar. Unë as 5 lekë të vjetra nuk i dua, unë dua të shkosh të pyesësh sa taksa toke kam paguar unë dhe të paguash taksën e tokës.
Eni Çobani: Zoti Rexhep, po me ç’të drejtë mund të shkojë një qytetar tjetër të pyesë për taksat tuaja, se letrat janë tuajat dhe jo të Baftjarit?
Rexhep: Shkoj unë bashkë me të!
Baftjar: Pse nuk ke shkuar ta marrësh?
Eni Çobani: Keni paguar taksa apo jo?
Rexhep: Kam paguar Zonja Eni.
Eni Çobani: Nëse kjo është një tokë që e keni paguar ju dhe e ka shfrytëzuar Baftjari, është detyrim normal që Baftjari duhet t’jua japë ju. Po nëse nuk keni paguar deri sot, kjo duhet zgjidhur me pushtetin lokal, se ka një problem, ju e shfrytëzoni tokën keni gati 30 vjet, shteti duhet ta vilte këtë detyrim prej vitesh.
Rexhep: Fiks!
Eni Çobani: Nuk jua ka vjelur disa prej jush, ju ka lënë kështu në liri të plotë.
Rexhep: Jo!
Eni Çobani: Dhe sot tani ti thua të kaloj unë tokat në emër të Baftjarit. Ti ke një çertifikatë në emrin tënd, për të cilën ka paguar Baftjari nuk keni paguar ju.
Rexhep: Po!
Eni Çobani: Kjo nuk ka bërë pak! Toka figuron në emrin tënd!
Rexhep: Toka figuron në emrin tim që në vitin 1995.
Eni Çobani: Pavarësisht se ju e keni shitur në 2002 dhe pjesa tjetër në 2004 dhe akoma sot në 2020, pronari i kësaj toke është Rexhepi. Pra a ka logjikë këtu, a ka shtet këtu? Çfarë ndodh në këtë vend, që këta dy zotërinjtë ranë në këtë pikë. Mblidhen burra, vijnë deri këtu, prapë zihen sepse shteti ka hallka që nuk funksionojnë.
Rexhep: Ta kam thënë që nuk ka tokë me letra, me 500 mijë lekë dylymi.
Diskutime rreth kësaj post