Një përplasje e fortë ndodhi sot në Kuvend mes kreut të PD-së-Lulzim Bashës dhe ministres Elisa Spiropali.
Debati:
Basha: Po ju drejtohem të gjithëve, kush është përgjegjës që sipas FMN keni numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të COVID në Evropë. Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë kur sipërmarrjet u mbyllën kur mijëra njerëz humbën vendin e punës për kafshatën e gojës, sepse paratë vazhduan tju paguhen inceneratorëve, kujt i shisni dëngla, korrupsioni juaj është përgjegjës i vdekjeve nga covid, ju jeni aleati numër 1 i covid, ju jeni si covid, ju jeni më vdekjeprurës se covid.
Spiropali: Zoti Basha kontrolloni gjuhën temperamentin nervin se nuk jemi në foltore këtu. Kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që kur iu kanë lëshuar nervat. Hijet politike, kufomat politike apo non gratat smund të marrosin një popull të tërë e s’mund të ndalemi për punët që kemi për të kryer. Meqë e keni merak të posaçëm vetingun premtoni që do votoni për shtyrjen e afateve për vetingun.
Kur vjen puna te aksioni i vërtetë s’ua merrni mendjen ndërkombëtarëve e as i dëgjoni. Nuk është vetingu në politikë si bravat e dyerve të partive që i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin.
Basha: Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj e as ju tjerët, dpni vetingun filloni nga vetja, shqiptarët s’janë budallenj, të vjedhësh 5 milion euro në dogana dhe të vini të na krekoseni këtu me veshje firmato… mos bërtit se do vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve, atje shko e bërtit.
Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj, shkaktarë të vdekjes jeni ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë dhe kur hapje derën e frigoriferit shigjet fytyrën e padronit tënd.
Jeni njësoj si COVID madje më vdekjeprurës, një qeveri kaq shpirtzezë që vazhdojnë vjedhjen edhe në pandemi e tërmet këtë se ka parë askush në Evropë e Ballkan.
Diskutime rreth kësaj post