Ish-sekretari ligjor demokrat Çlirim Gjata dhe analisti të njohur Roland Qafoku diskutuan sot në emisionin ‘Breaking’ për përplasjet mes Bashës dhe Berishës.
Për Qafoku fakti që është Evi Kokalari është prezente në takimet e Berishës nuk është se ‘Foltorja’ u amerikanizua, duke kundërshtuar kështu tezën e hedhur nga vetë ish-kryeministri një ditë më parë në takimin e Pogradecit.
“Ajo është emigrante e i pëlqen të përzihet nuk është ky amerikanizimi. Nuk vjen shpëtimi i PD nga amerikanizimi i diasporës. Shoqata Vatra dikur kishte deputetët e saj në parlamentarin shqiptar, a e kupton se sa larg jemi. Evi Kokalari nuk ishte Fan Noli i viteve ’30. Ne duhet t’i bëjmë pyetje se çfarë përfaqëson ajo? Ne nuk e dimë”, tha Qafoku.
Por Gjata theksoi se ajo nuk është një emigrante dosido, pasi ka qenë në shtabin elektoral të presidentit Donald Trump. “Këtë Foltoren po e drejton shqiptari më pro amerikan, që ka vizituar dy herë Shtëpinë e Bardhë. Ka pritur një president amerikan në Shqipëri”, tha Gjata, duke nënkuptuar Berishën. Ai shtoi se si ka mundësi që Berisha u shpall person “non-grata”, në një kohë që ambasadorët e tjerë arritën ta cilëson edhe si burrë shteti.
Por Qafoku e kundërshtoi Gjatën, duke theksuar se Berisha ka pasur marrëdhënie jo të mira me SHBA-në. Ai i kujtoi refuzimin e takimit të bërë nga Berisha në vitin ’97 kur ishte president me zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, apo dhe faktin se shefi i SHIK, Gazidede akuzoi CIA-n për trazirat e marsit të atij viti.
“Berisha nuk ka pritur zv/ndihmës sekretarin e shtetin në ’97, Berisha nuk priti Timothy Worth, e ishte në Rogner, 50 metra larg presidencës dhe nuk e priti“, tha Qafoku.
Një tjetër debat u bë edhe në lidhje me ftesën e lëshuar nga Berisha përballje me Edi Ramën. “Nuk ka punë Berisha të ftojë në debat Ramën ai nuk është kryetar partie. Kjo ftesë nuk ka kuptim”, tha Qafoku.
Por Gjata e cilësoi si të domosdoshme një debat të tillë në të mirë të vendit, ndërsa akuzoi Ramën se i është shmangur debateve. “Berisha e ka ftuar disa herë në debat Ramën, por edhe Basha e ka ftuar i është shmangur. Ai i ka frikë debatet televizive“, tha Gjata. Por ky qëndrim u kundërshtua nga ana e Qafokut, duke theksuar se Rama është mjeshtri i debateve.
Diskutime rreth kësaj post