Loja e Ermionës në shtëpi është komentuar nga Olta, Kiara, Valbona dhe Armaldo.
Sipas Oltës, Ermiona do të marrë rol kryesor në shtëpinë e Big Brother dhe sipas saj, ajo ka për të shkuar në finale. Sjellja e Ermionës u komentua edhe nga vajzat e tjera. Keisi tha se ajo po i trajton banorët si të ishin kafshë.
Ermiona i kishte thënë Keisit “Po ik moj”, dhe ky reagim nuk i kishte pëlqyer asaj. Rezerva për sjelljen e Ermionës kishte edhe Deamishel. Sipas saj, që ditën e parë kur Ermiona erdhi në shtëpi, i cilësoi banoret si zhulëse. Pas këtij komenti, tha Dea, ajo pastroi të gjithë shtëpinë që ajo të ndihej sa më rehat.
Keisi tha se Ermiona nga njëra anë nuk di të mbajë fshesën, e nga ana tjetër kërkon pastërti.
Diskutime rreth kësaj post