Mesditën e sotme, tre të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Korçë, për motive të dobëta, ku kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Njoftimi i policisë:
“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 19-vjeç, P. M., 20-vjeç dhe B. R., 32-vjeç, banues në fshatin Vloçisht dhe në Maliq, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Gjithashtu shtetasi B. R. ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit P. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Diskutime rreth kësaj post