Po mbahet në Argjentinë mbledhja me krerët më të lartë botërorë, G20. Të gjithë krerët e lartë po priten me ceremoni nga vendi pritës, teksa një incident është regjistruar në ceremoninë pritëse të Presidentit të Kinës, Xi Jinping.
Rojet e nderit ngatërruan një zyrtar kinez me presidentin.
Kur u hap dera e aeroplanit dhe jashtë doli zyrtari kinez, anëtari i rojeve të nderit bërtiti duke bërë një prezantim formal të Presidentit XI.
Ceremonia e parakohshme vazhdoi derisa zyrtari kinez zbriti poshtë shkallëve.
Dhe disa sekonda pas kësaj, ceremonia duhej të rifillonte sapo presidenti aktual kinez të fillonte të dilte nga aeroplani.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post