Një sondazh i kryer, që sipas gazetarit Bledian Koka nxjerr fituese opozitën më 25 prill, ka sjellë edhe reagimin e ministres për parlamentin Elisa Spiropali.
Sipas gazetarit, sondazhi e nxjerr opozitën fituese me mbi 76 mandate, ndërsa Spiropali reagoi duke i cilësuar këto ëndrra.
Pjesë nga debati:
Bledian Koka: Sondazhi që e nxjerr Ramën të pëlqyer si kryeministër, çuditërisht, por nga ana tjetër, sipas informacioneve që kemi unë dhe ti, koalicionin PD-LSI dhe të gjithë aleatët e tjerë i nxjerr fitues me mbi 76 mandate.
Por zoti Rama, mesa duket nuk është I interesuar të bëhet kryeministër pas 25 prillit por do të ruajë pushtetin. Dhe këtë e bën si hap të parë që nuk e ka këtë vokacion për të qenë medoemos kryeministër…
Elisa Spiropali: Nuk na e dhatë referencën për këtë sondazh që e ka nxjerrë kryeministrin të pëlqyer por të pavotuar…
Bledian Koka: Përsa kohë ti vendos të bësh sikur nuk e di, po e pranojmë që ti nuk e di. Por ne e dime që ti e di dhe po e bëjmë sikur ti e di.
Elisa Spiropali: Kam vënë re që ju doni të dini gjëra që nuk ekzistojnë. Por, pse nuk ia lini rehat gjumin dhe ëndrrat atyre. Pse futeni dhe ju në botën e ëndrrave të tyre? Ju duhet ti thoni atyre shihni realitetin në sy.
Diskutime rreth kësaj post