Kuvendi po diskuton sot për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari e ka cilësuar duhanpirjen si shkaktarin kryesor të humbjes së jetës.
Sipas Hajdarit nuk është bërë mjaftueshëm në këtë drejtim, por kjo gjë duket se ka prekur ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili është ngritur në këmbë.
Hajdari: Kemi djegur shancet tona të integrimit, duke shtyrë mijëra të rinj drejt humbjes së besimit pasi i kemi shkaktuar vendit vetëm një stopim.
Duhet të kemi parasysh të dashur qytetarë që vendi ynë është në një krizë të thellë, kushtetuese, institucionale, sociale.
(Ilir Beqaj ngrihet në këmbë dhe flet nga vendi, por kreu i Kuvendit Ruçi nuk e kupton çfarë do të thotë)
Beqaj: Më citoi
Ruçi: Dua replikë thuaj mo vëlla, vazhdo! 2 minuta..
Beqja: Zonja Hajdari qoftë në korrik, qoftë sot, po të kishit interes për rininë mund të propozonit ato ndryshime që i paskeni si ide, ju s’keni qenë në Shqipëri por konsumimi i duhanit në ambiente publike ndalohej që në 2006, por në fakt u bë në 2013-ën. Kjo mbron konsumatorët, konsumatorët pasiv, por sidomos rininë që mund të joshen nga duhanpirja.
Ne kemi bërë një rritje të ndjeshme të kostos por kjo duhet të jetë në raport me të ardhurat që duhet të kenë familjet shqiptare.
Prandaj bëhen të harmonizuara, kosto, propagandë dhe inspektim.
Diskutime rreth kësaj post