Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në seancë plenare, psa një muaji ndërprerje, për shkak të koronavirusit. Deputetët dhe ministrat e pranishëm në sallën e Kuvendit do të jenë të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse, si doreza, maska dhe dezinfektantë, si dhe do të ruajnë distancën 1.5 metra.
Por ka nsiur me debat seanca e Kuvendit mes Gramoz Ruçit dhe deputetit Kujtim Gjuzi.
Kujtim Gjuzi: Sot është shkelur kushtetuta, nuk ka nodhur në 100 vite parlament. Në këtë koncept Rama ka shkelur kushtetutën me aktet normative. Zoti kryetar nëse ju doni të vazhdoni ti bëni presion opozitës së përgjegjshme, që ruajti parlamentit dhe nuk e shkatërroi atë. Zoti kryetar nuk mundet tv shqiptar që të cilësojë atë apo këtë kryetar. Nuk duhej të mblidhej sot Kuvendit.
Gramoz Ruçi: I dashur deputet mesa duket, ma kërkon etika dhe njerzillëku, por nuk ke të drejtë të thuash që aktet normative janë në kundërshtim me kushtetutën. Duhet të punosh që të kuptosh se çfarë kanë kanë bërë vendet e tjera, si senati amerikan. Mos fol nga vendi se mund të të nxjerr nga salla.
Diskutime rreth kësaj post