Futbollistët e Kosovës falen në xhami para ndeshjes, shpërthen Berat Buzhala: Do bënit mirë të shkonit te varri i Skënderbeut. Matoshi: Po luhet diçka djallëzore
Futbollistët e Kosovës, që do të ndeshen sot në mbrëmje me Islandën në stadiumin e Shkodrës, kanë shkuar një ditë më parë në xhami, për t’u falur para ndeshjes.
Veprimi i tyre ka shkaktuar debate të shumta, duke qenë se ata kanë shkuar me uniformat e Kosovës.
“Me zemer te thyme po shkoj me e pa ndeshjen ne mes te Kosoves dhe Islandes…. Djemte qe luajne sot duhet me e dite qe ne Kosove ka edhe religjione tjera. Secili eshte i lire me shku ne Kishe edhe ne Xhami, por jo me uniformen e shtetit dhe ate ne menyre te organizuar. E nese shkohet zyrtarisht ne nje falltore, para ndeshjes, atehere mesazhi eshte i qarte: ata po luajne per nje religjion te caktuar. Nuk e di kujt i duhet nje gje e tille?
Meqe ndeshja luhet ne Shkoder, do te ishte shume me frymezuese, me unifikuese, per te gjithe ne, qe sot ekipi i lojtareve, bashke me udheheqesit e federates, te ndaleshin ne Lezhe, te varri i Skenderbeut. Le ta han dreqi, ndoshta dikush bile edhe kish komuniku me te.
Nuk e kam besu qe dikush kaq shpejt ka me i rremby djemte e Kosoves per qellime propagandistike. Besimi ne Zot, lutja, jane ceshtje private, intime. Nuk kane asgje te bejne me spektakel.
Tifoz i lenduar”, shkruan gazetari Berat Buzhala.
“Kosova luen futboll qe nga vitete e largeta 1920-30. Ka pase kombetare revyale qe nga vitet ’70 dhe kurre askujt s’i ka shku ne mendje qe para loje me ba rite fetare. Te asnji feje. Kurre! Dikush shume dajallezor po i manipulon keta te rinj”, komenton gazetari tjetër Halil Matoshi, gjithashtu i zhgënjyer nga veprimi i futbollistëve kosovarë.
Ndërsa gazetari Lutfi Dervishi shkruan: “Futbolli është “feja” me më shumë ndjekës, ndaj futbollistët është mirë të mos ngacmojnë fetë e tjera”.
Diskutime rreth kësaj post