Parlamenti holandez ka ngritur disa pyetje në lidhje me planin e kryeministrit Edi Rama për t’i shitur nënshtetësinë shqiptare investitorëve të pasur.
Pyetjet e publikuara nga Exit News, trajtojnë një sërë çështjesh, nga përjashtimi i taksave për 10 vjet deri tek mekanizmi i pezullimit emergjent të vizave nga Bashkimi Europian.
Kujtojmë që Rama, gjatë Konferëncës botërore për nënshtetësinë në Londër, organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në tetor 2019 deklaroi se skema e shitjes së pasaportave do t’i mundësojë njerëzve të pasur që nuk janë europianë, të udhëtojnë lirshëm në zonën e Shengenit.
Pyetjet nga Exit News:
1. A i keni lexuar dy artikujt me tituj “Rama do të shesë me para nënshtetësinë shqiptare, me një skemë “fantastikisht të korruptuar” dhe “Mbrëmje në Londër për të promovuar “pasaportat e arta”?
2. A është e vërtetë që në në konferencë organizuar nga kompania Henley dhe Partners, në Londër, kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të shesë pasaposta?
3. A është e vërtetë që përveç pasaportës shqiptare, ata do të përfitojnë dhe përjashtim nga taksat për 10 vjet dhe TVSH vetëm 6 për qind nga 20 për qind që është për pjesën tjetër? Çfarë mendoni për këtë?
4. A mundet që një shtet kandidat për tu bërë pjesë e BE-së t’i premtojë njerëzve që blejnë pasaportën përjashtime dhe taksa preferenciale?
5. Si e vlerësoni vendimin e Shqipërisë për të shitur pasaporta duke pasur parasysh faktin se qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë?
6. A ndikon vendimi i Shqipërisë për të shitur pasaporta në sigurinë kombëtare?
7. A e mbani mend dëshirën e parlamentit holandez për të ndaluar udhëtimin pa viza nëpër Evropë për shqiptarët në përputhje me mocionin e deputetit Van Toorenburg për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë përmes vënies në punë të mekanizmit të pezullimit emergjent?
8. A është e vërtetë që Komisioni Evropian ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kriteret zyrtare të Rregullores 2018/1806? Nëse po, si është e angazhuar tani Hollanda për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët?
9. A jeni i gatshëm të nxisni Bashkimin Evropian që të përdorë mekanizmin e pezullimit emergjent të vizave?
10. A jeni i gatshëm të konsultoheni me Komisionin Evropian për faktin se Kryeministrat e dy vendeve kandidate (Shqipëria dhe Mali i Zi) kanë treguar që do të shesin pasaporta pasi kjo ka pasoja për integritetin e Bashkimit Evropian? Nëse po, kur do ta bëni këtë dhe a mund ta informoni parlamentin për këtë në janar? /newsbomb
Diskutime rreth kësaj post