Pas debateve dhe përplasjeve të shumta përgjatë këtyre ditëve, të shoqëruara me epitete nga më të ndryshmet për njëri tjetrin si; ushtar, hienë, gjarpër, apo edhe fjalë të ashpra si “s’je burrë”, “frikacak”, Elvisi dhe Romeo kanë vendosur që mërinë ndaj Gracianos ta çojnë në stadin tjetër; ‘hakmarrje’.
Të hatërmbetur nga nominimi përmes Kutisë së Pandorës dhe Heidin që nuk prish terezi, çunat duket se e kanë marrë personale me Gracianon, duke thurur disa plane ‘aty për aty’ përgjatë natës kundë balerinit, i cili ndodhej në gjumë.
Gjithçka ka startuar me dy banane të vendosura nga Elvisi mbi kokën e krevatit të Gracianos, të cilat pas sheqerit të Primes, ishin paramenduar si një surprizë “speciale” që do ta irritonte edhe më shumë balerinin në mëngjes.
Më pas, dyshja është larguar duke marrë me vete kënaqësinë e momentit për trukun e realizuar, ndërsa Romeo i shqetësuar i thotë Elvisit: “Se mos lëviz krevatin (Graciano gjatë natës) dhe i bie në kokë.” Ndërsa ky i fundit e siguron që jo.
Të ngazëllyer, banorët rikthehen në dhomën e tyre të gjumit, ku Romeo i fal puthjen dhe përqafimin e natës së mirë Heidit, dhe aty i rrëfejnë edhe seç ndodhi me Gracianon. Momenti u shoqërua me të qeshura, ndërsa modelja iu rikthye sërish gjumit.
Duke diskutuar me Lisin atë çka ndodhi, Romeos i lind në mendje një tjetër çmenduri e momentit; të rikthehen në “skenën e krimit” për një foto me atë që e konsiderojnë ‘Mbretin e Errësirës’, Gracianon. Edhe pse ideja ishte në ajër, ashtu sa për të thënë, pa dëshirën për t’u realizuar, ka qenë fillimisht insistimi i Elvisit dhe më pas nxitja e Romeos që shtyu dyshen të vijonin me pjesën e dytë të planit.
Romeo: Do vemi të bëjmë një foto aty? Do vemi të bëjmë një foto te koka e krevatit të Gracianos? Apo lëre?
Elvisi: Jo, vemi.
Romeo: Lëre, lëre, lëre.
Elvisi: Hajde vemi.
Romeo: Do bëjmë një foto kështu nga kamera?
Elvisi: Jo kështu…
Romeo: Lëre, lëre tani. Shtriu.
Elvisi: Po jemi në brekë.
Romeo: Jo or jo, por ik shtriu.
Elvisi: Po hë tani.
Romeo: Të bëjmë një foto, po se dimë ku janë kamerat. Hajde or hajde o burrë. Të bëjmë një foto kështu: Që po ruajmë Mbretin të flerë.
Elvisi: Do e bëjmë?
Romeo: Hajde. Do e bëjmë kështu: Që po ruajmë Mbretin e Errësirës të flerë.
Elvisi: Hajde.
Më pas çunat janë ngritur nga dhoma dhe kanë shkuar te krevati i Gracianos.Njëri në njërin cep dhe tjetri në tjetrin ata kanë pozuar me duke përshëndetur me dorë në shenjë respekti si ushtarë, dhe më pas janë larguar me vrapë. Gjithë skena është parë nga Egla, e cila ka “shpërthyer” së qeshuri.
Diskutime rreth kësaj post