Teksa deklarata e kryeministrit anglez ka të bëj me rikthimin masiv të shqiptarëve që janë pa dokumente në Britani të Madhe, duket se 13 mijë shqiptarët do të kthehen në vend, pa një të ardhme të sigurt.
Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, në një intervistë për “MCN live”, mendon se ky rikthim do të shkaktojë trazirta në vend.
Për Karamuçon, pasiguria qëndron në faktin se shteti britanik nuk ka menduar fare për një alternativë të dytë për këta të riatdhesuar.
Ajo që ka deklaruar dje kryeministri britanik ka qenë që e konsiderojmë Shqipërinë një vend të sigurt, nuk i japim më azil shqiptarëve, kthejmë ata që janë pa letra.
Do të jetë një operacion masiv i riatdhesimit, do të hapen shumë plagë sociale, sepse shumica e tyre e kanë kanë marrë para borgj për të shkuar atje.
Ajo që më bën përshtypje është që nuk kanë marrë asnjë masë shtese që sjellë ti si alternativë. A do të liberalizosh më shumë vizat e punës, punës sezonale, sepse ata duna të ikin ndërkohë që ti i kthen këtu, atëherë a është zgjidhja kjo, çfarë po ofron Britania si treg pune, vetë që ti përzësh ti kthesh prapa.
Për Karamucon është e papranueshme që në një hulumtim të BBC behët fjalë për 39 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Angli dhe se qeveria shqiptare, po e kalon në heshtje këtë çështje të rëndë.
Rasti i dytë që ka nxjerr BBC, në parlament nuk u përmend ky fakt, ky na bënë të fut5emi në mendime sesa shumë të rrezikuar janë fëmijët ata nën moshën 18 vjeç që zgjedhin të largohen vetëm, dhje aty mund të bien pre e 1001 aktivitete kriminale.
Dhe bëhet fjale për 39 fëmije, disa thonë jo mund të kenë vajtur te familjarët e tyre, janë laruar, të fshehur, etj.
Por është përgjegjësi e qeverisë britanike ti gjej ku janë dhe të thotë këta janë gjallë, këta nuk janë shfrytëzuar, ky është detyrimi që ne duhet ta ngrijmë me të madhe, madje me një notë shqiptare, sepse është bërë nga BBC që ka një reputacion shumë të madh =, një notë qeverisë angleze ku janë fëmijët tanë.
Por nëse vazhdojnë kështu patjetër që do të ketë fëmijë të tjerë që në nuk do dimë se ku janë, çfarë po ndërmarrim ne masa të përbashkëta.
Diskutime rreth kësaj post