Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat maksimale shënojnë ulje të lehta.
Pasnesër (e mërkurë) na pret mot kryesisht me diell dhe prapë shumë i nxehtë me temperatura maksimale nga 34 deri në 36 gradë Celsius.
Të enjtën pritet destabilizim i motit me erëra të fuqishme jugore dhe jugperëndimore. Temperaturat ende do të mbesin mjaft të larta për shkak të efektit “fen” të erërave të fuqishme jugperëndimore. Në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë deri afër qendrës së vendit priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Në viset tjera ka një ndryshim në parashikim dhe priten rrebeshe sporadike. Në mbrëmje erërat do të qetësohen dhe do të fillojnë të ndryshojnë drejtim. Do të fillojnë të fryjnë nga veriperëndim dhe veriu dhe priten ulje të ndjeshme të temperaturave.
Të premten na pret mot i freskët dhe i këndshëm krahasuar me ditët e kaluara, me temperatura maksimale nën 30 gradë Celsius në viset kontinentale. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Nga e shtuna e sidomos të dielën pritet rikthim i vapës afrikane./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post