Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive pronësie, ndërsa sherri ka agravuar dhe njëri prej tyre ka goditur me thikë personin tjetër në kupën e gjurit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është ndaluar nga policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
Diskutime rreth kësaj post