Një breshëri të shtënash është dëgjuar pak minuta pas mesditës në zonën e ish-Ekspozitës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Nikolla Jorgo”. Siç bën me dije policia e Tiranës, i plagosur është shtetasi Andi Mustafaraj, 29 vjeç.
I riu është dërguar menjëherë në spital nga një automjet i rastit. Mësohet se 29-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Ndërkohë, policia ka ngritur disa postblloqe në rrugët kryesore dhe po punon për kapjen e autorit.
Diskutime rreth kësaj post