Dalin detaje të reja nga të shtënat me armë zjarrin në Malësinë e Madhë. Fax Neës raporton se autori i plagosjes Vesel Vuçinaj është kryetarë i Partisë Socialiste në Kelmend.
Shtetasi Vesel Vuçinaj ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta një 51 vjeçarë. Burime nga policia bëjnë me dije se 51 vjeçari me iniciale M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital , paraprakisht jashtë rreziku për jetën.
Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar arma e zjarrit automatik , me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.
Me datë 25.02.2018 , në orët e para të mëngjesit, është marrë njoftim te Salla Operative se në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda , forcat policore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSh Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të banesës së shtetasit M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital , paraprakisht jashtë rreziku për jetën.
Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, konkretisht:
– Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe
Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja.
Po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post