Një person mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:30 në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit në afërsi të plazhit. Lapsi.al mësoi se i plagosuri me iniciale H.K. është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas të njëjtave burime i plagosuri është i moshës 42 vjeç. Ai u qëllua me pistoletë në ambientet e një lokali ku ishte ulur pranë “Rrotës së kuqe”. Dyshohet se shkak për konfliktin të jetë bërë një borxh i pashlyer i autorit kundrejt të plagosurit. Forca policie shkuan në vendin e ngjarjes. Burime nga blutë e Durrësit thanë se e kanë identifikuar autorin dhe se po punojnë për kapjen e tij.
Rama pritet me protesta para takimit me shqiptarët në Londër, qytetarët përplasen me policinë
Një protestë po zhvillohet në Londër pak para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së...
Diskutime rreth kësaj post