Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në këmbë mbrëmjen e djeshme pasi ndaj tij u qëlluan disa plumba, ndërsa ka shpëtuar pasi është futur në një dyqan cigaresh elektronike.
Ka ndodhur në Savona, Itali, kur i riu shqiptar me inicialet S. R., 22 vjeç ka përfunduar në spital.
Shqiptari banues në Toirano, u qëllua në zonën e Olivette në krahinën e Savonës. Atentatorët duket se e kanë ndjekur dhe qëlluar disa herë. Plumbat e kanë zënë në këmbë 22 vjeçarin shqiptar. Ai ka mundur që të futet në një dyqan cigaresh elektronike duke i shpëtuar vdekjes.
Pas pak minutash kanë mbërritur edhe makinat e policisë.
‘Dëgjova një goditje të fortë në këmbë, të qëlluar nga pas’, ka thënë i riu për mjekët, ndërsa është dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë për në spitalin e Savonës.
Diskutime rreth kësaj post