Deputetja e PD e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Sorina Koti, ka deklaruar se do të marrë pjesë në të dy Kuvendet e PD, të thirrura nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Koti deklaroi për emisionin “Zona Zero” në Top Neës, se demokratët kanë nevojë për më shumë informacion, për të kuptuar se çfarë po ndodh në PD.
Sipas deputetes demokrate, ideale do të ishte që të kishte vetëm një Kuvend të PD, ku të përballeshin të gjitha palët.
Deputetja zbuloi se ka patur edhe një tentativë nga PPE që të gjendej dakordësia që të bëhej një kuvend i përbashkët.
“Ka kohë që e kam bërë publike qëndrimin tim. Do të jem në të dy Kuvendet. Do diskutojmë të gjitha problematikat që demokratët kanë ngritur. Është në detyrën tonë që ne të jemi atje. Nuk ka rëndësi nëse e plotëson formularin. Unë mendoj se demokratët duhet të ndjekin të dy Kuvendet. Idealja do të ishte të kishim vetëm një KUVEND.
Me ndërhyrjen e Partive Popullore Europiane është rekomanduar të bëhet një Kuvend i përbashkët. Ka informacione sekretë nga ambasada se pse Berisha është non grata dhe pse Basha e mori vendimin për Berishën. Demokratët duan më shumë transparencë. Nuk duhet të kemi frikë të shprehim mendimet tona”, tha Koti.
Kujtojmë se Sorina Koti mori pjesë edhe në “Foltoren” që Sali Berisha zhvilloi në Korçë. Deputetja tha se “beson se PD do të dalë më e bashkuar nga dy Kuvendet”.
Diskutime rreth kësaj post