“Big Brother”, këtë sezon do të vijë në një version ndryshe. Brenda shtëpisë më të famshme do të shohim personazhe të njohur të ekranit. Pritet që spektakli të nisë të premten e 1 tetorit teksa kuriozë janë të gjithë se kë do të shohim në ekran 24 orë.
Po përflitet se konkurrent i këtij programi do të jetë aktori Romeo Veshaj.
“Panorama plus” raporton se Romeo është parë shpesh këto ditë në ambientet e “Top Channel” dhe të njohur të tij kanë treguar se ka qenë në bisedime pikërisht për lidhjen e kontratës me këtë televizion, për t’u bërë pjesë e këtij formati.
Diskutime rreth kësaj post