Debati për Teatrin Kombëtar dhe shembjen e godinës vijon të ngjallë një sërë reagimesh.
Së fundmi artisti Robert Ndrenika, pas komenteve në rrjetet sociale ka treguar se i ka pëlqyer projekti që i ka treguar Veliaj në zyrën e tij.
Ndrenika shton se pas shumë lajmeve që ka parë nëpër media për “përçarjen” e artistëve, ai ka patur të drejtë kur thotë se nuk do të ketë të bëjë me gazetarë.
“I zgjedhuri me vota të fshehta nga populli i Tiranës si kryebashkiak (z. Erion Veliaj), më gostiti në zyrën e tij me një machiato dhe gjysmë gote ujë… ndërkohë që më tregoi një projekt teatri modern, që nuk e mohoj se më pëlqeu shumë… Ndërkohë që i thashë, se duhet konsultuar me komunitetin teatror… Si konkluzion unë nxjerr (në këtë orë të darkës) se paskam pasur shumë të drejtë, që nuk dua të kem të bëj me gazetarë!!!”.shkruan Ndrenika në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post