Odhise Andrea, burri i gjyqtares Majlinda Andrea është vetëdorëzuar në polici.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka bërë sekserin në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim në favor të një shtetaseje, për njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Prokuroria e Përgjithshme më 16 korrik 2016 zbardhi skemën e dhënies së parave si dhe personat e përfshirë në këtë skemë korruptive.
Nën hetim ishte bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, ndërsa janë të arrestuar Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino.
Pak minuta pas vetëdorëzimit në policinë e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzuan e korrupsionit pasiv, zbulohet se si ka arritur të kthehet sërish në Tiranë, Odhise Andrea, ish-Këshilltari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, njëherësh bashkëshort i gjyqtares së gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.
Pasi avokati Ardian Visha konfirmoi vetëdorëzimin e Andreas, burime të News 24 bëjnë me dije se ai mund të ketë hyrë në Shqipëri ilegalisht nga Kosova, ndërsa u arratis rreth 7 muaj më parë drejt Italisë me anije, në momentin që do ndalohej nga policia.
Të njëjtat burime saktësojnë se Andrea është parë në një kafe në rrugën “Myslym Shyri” pak para dorëzimit në polici.
Diskutime rreth kësaj post