Arrestohet në flagrancë një shtetas, të cili i është gjetur nje pistoletë pa leje dhe disa gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit Ylli Dalanaj, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi
Në lagjen “Nr. 2”, në Sarandë, Specialistët e Hetimit të Krimeve në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartëpërmendur kanë konstatuar një armë zjarri model “TT”, kalibër 7.62 mm dhe një krëhër me pesë fishekë në brëndësi.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është konstatuar edhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/7 dhe 283 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post