Nje ngjarjë e rëndë ka tronditur Elbasanin mbrëmjen e djeshme teksa të paktën viktima kanë mbetur 3 shtetas ndërsa te plagosur janë plot 7 të tjerë. Një makinë i është afruar një lokali në periferi, personat brenda së cilës kanë qëlluar me breshëri kallashnikovësh.
Pavarësisht prezencës së madhe të policisë, autorit nuk kanë arritur t’i kapin ende autorët.
Megjithatë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje. Vëllai i viktimave ka qenë polic në ruajtje i viktimës Gentian Beqiraj.
Ja si ka ndodhur ngjarja 2 vite më parë:
Ekzekutim mafioz brenda në apartamentin ku ruhej nga policia i një shtetasi me banim në Elbasan. Vdes në spital edhe i ati i tij. Ngjarja ndodhi në katin e pestë të një apartamenti në lagjen “Çlirimi” pranë sportit të vjetër në qytetin e Elbasanit.
Persona ende të pa identifikuar nga policia ekzekutuan me plumba në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit Gentian Beqirin 40 vjeç, i njohur ndryshe edhe me emrin Ardian Meta, brënda në apartamentin që ruhej nga 2 uniforma policie. Disa minuta më vonë ka gjetur vdekjen në spital si pasojë e atakut kardiak edhe i ati i tij Nezir Beqiri.
Ngjarja duket se ka qenë i mirorganizuar deri në detaje. Ndaj Gentian Beqirit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si i implikuar në vrasjen e një biznesmeni të ndodhur 7 vite më parë në këtë qytet. Por për mungesë provash, gjykata kishte urdhëruar vendosjen e tij në masën e sigurisë së arrestit në shtëpi duke e mbrojtur me policë për 24 orë. Ai ishte i paralizuar si pasojë e një plumbi që kishte marrë në këmbë, ndërsa po tentonte të kalonte në atë kohë kufirin në Sarandë. Vrasësit duket se janë prezantuar si të njohur të viktimës. Ata kanë trokitur tek porta e apartamentit e cila është hapur nga Nezir Beqiri babai i Gentian Beqirit. Sapo kanë hyrë në apartament ata kanë ekzekutuar atë me një plumb në kokë dhe me disa plumba të tjerë në trup. Vrasja duhet të jetë kryer me silensiator pasi nuk janë dëgjuar krisma arme. Më pas janë larguar qetësisht nëpër rrugicën e lagjes aty pranë pa u shqetësuar nga askush.
Policia është njoftuar nga uniformat blu që kryenin shërbimin të cilët kanë dhënë alarmin për kapjen e tyre. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie të cilat kanë rrethuar zonën përreth por pa mundur të kapin autorët. Pak çaste më vonë është nisur për në spital Nezir Beqiri i cili sipas mjekëve ka ndërruar jetë për shkak të atakut kardiak.
Në vendin e krimit kanë arritur drejtuesit e drejtorisë së policisë së Elbasanit, ekspertë të kriminalistikës, hetues e prokurorë. Kanë qenë të pranishëm edhe autoritete të larta të Policisë së Shtetit dhe krimeve të rënda. Policia ka shoqëruar 20 autorë të dyshuar të kësaj ngjarje e po punon për identifikimin e vrasësve. Në cilësinë e provës material janë gjendur disa gëzhoja plumbash. Në të njëjtën kohë prokuroria e Elbasanit kanë vënë masën e arrestit për dy punonjësit e policisë, Sami Derstila dhe Neshat Budani të cilët ndodheshin në atë orar në shërbim.
———————————————-
Shkrimi i mëposhtëm është botuar në mars të vitit të kaluar në gazetën Shqip, me autor Mariglen Mullai. Ai flet për vrasjen e ish-oficerit të policisë Fadil Mema, nga fisi në hasmëri me fisin Çapja.
***
Ish-oficeri i Policisë së Shtetit vritet me pistoletë, teksa po shpërndante gazetat. Fadil Mema, 54 vjeç, u qëllua me gjashtë plumba pistolete nga më shumë se dy persona. Mema ka shërbyer për shumë vite si oficer policie në Elbasan dhe prej kohësh punonte si shpërndarës gazetash në Itali. Për vrasjen e tij, policia italiane ende nuk ka nxjerrë ndonjë version rreth pistave hetimore, por ai kishte lënë pas në Elbasan një histori të trazuar atentatesh, të lidhura me familjen Çapja. Dy familjet kishin pasur marrëdhënie shoqërore dhe miqësie, por më pas erdhi një seri vrasjesh, e cila dyshohet se nuk kurseu ish-efektivin 54-vjeçar, që mesa duket kishte emigruar në Itali, për t’iu shmangur ndonjë hakmarrjeje të mundshme. Megjithatë, policia italiane po zhvillon hetime për shkaqet dhe autorët.
Vrasja në Itali
Ngjarja ndodhi në rrugën “Pavese” në Torino, ndërsa viktima është Fadil Mema, 54 vjeç, i martuar dhe me dy fëmijë. Mema punonte si shpërndarës gazetash dhe në vitin 2009 i kishte shpëtuar një atentati të ngjashëm. Ndërkaq, atentati i djeshëm ndodhi rreth orës 02:00, kur 54-vjeçari u godit me gjashtë plumba pistolete, teksa ndodhej në rrugë, përballë shtëpisë. E shoqja, e cila ndodhej në ballkon, u përpoq që ta shpëtonte, duke hedhur një vazo lulesh nga lart, në drejtim të vrasësit. Ndërkaq, vrasësi e qëlloi në shpinë dhe qafë Memën dhe u largua. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia e Torinos nisi hetimet, ndërsa sipas raporteve fillestare në krim kanë marrë pjesë të paktën dy persona. Ende nuk ka ndonjë pistë hetimi, në lidhje me motivin e vrasjes, e cila, sipas hetuesve, i ka të gjitha karakteristikat e sulmit të organizuar. “Ne jemi duke hetuar të kaluarën e viktimës, pasi në vitin 2009 Fadili i kishte shpëtuar një prite të ngjashme, përpara një salle bingoje në Moncalieri. Edhe atëherë, ai që e qëlloi, kishte qëllim që ta vriste, por Mema, edhe pse u qëllua në gjoks, nuk u lëndua seriozisht”, tha policia për mediat vendase. Në të kaluarën e tij kriminale, për kohën që ka qëndruar në Itali, Fadil Mema pësoi një dëmtim të vogël, kur disa vite më parë ai kishte pasur një sherr me një italian dhe të dy kishin denoncuar njëri-tjetrin. Por kjo histori nuk duket të jetë e lidhur me vrasjen.
Hakmarrja në Elbasan
Fadil Memës, në vitin 2006, kur ishte efektiv i policisë rrugore, iu bë një atentat në qytetin e Elbasanit, kur një i ri që u identifikua si Florenc Çapja, qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të tij. Mema mbeti i plagosur, ndërsa ngjarja ndodhi në prani të familjarëve të efektivit të policisë, të cilët identifikuan edhe autorin. Fadil Mema u dërgua në spital dhe u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa autori i krimit, dy orë pas ngjarjes, u prangos nga policia. Familja Çapja kishte akuzuar Memën si organizator të atentatit, pas një konflikti që kishte pasur oficeri me Sokolin. Të dyja familjet kishin lidhje të ngushta miqësore mes tyre. Pas plagosjes, policia ndaloi një nga nipat e Sokol Çapes dhe një person tjetër. Por prokuroria nuk provoi se ai ishte i përfshirë në atentatin ndaj Fadil Memës. Disa kohë më pas u ekzekutua në dyqanin autoshkollë të Fadil Memës, kunati i tij, Ardian Ibrahimi. Policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët. Në atë kohë, atentati u lidh me vrasjen e xhaxhait të atentatorit, 33-vjeçarit Sokol Çapja, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në vitin 2005 pranë hotel “Univers”, objekt në pronësi të viktimës. Sokol Çapja ishte një emër i njohur për policinë dhe organet e drejtësisë, ndërsa pati dyshime se në vrasje ishte i përfshirë edhe ish-efektivi i policisë, Fadil Mema. Organet e drejtësisë, në ato kohë, thanë se në vrasje u përshinë tre persona që kanë lidhje farefisnore me Memën. Më tej, Florenc Çapja, nipi i Sokol Çapes, që sapo ishte kthyer nga Zvicra, u dyshua si atentator i Memës. Fadil Mema ka pasur detyrën e shefit të qarkullimit në një periudhë trevjeçare, si dhe ka shërbyer si oficer i policisë rrugore deri para disa vitesh.
Diskutime rreth kësaj post