Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, e njohur ndryshe si Piramida, do të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Qeveria ka miratuar një vendim, i cili e transferon ndërtesën së bashku me truallin përreth nga Ministria e Kulturës në fondin e pronave të bashkisë së kryeqytetit.
Sipas vendimit, me kalimin në pronësi të bashkisë do të përdoret si qendër shumëfunksionale për organizimin e eventeve sociale, promovimin e artit, kulturës dhe të teknologjisë.
Godina u ngrit në fund të viteve ‘80 si muze për ish-diktatorin Enver Hoxha. Më pas, me ndryshimin e sistemit u shndërrua në qendër për kulturën dhe rininë.
Diskutime rreth kësaj post