Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare që lidhë Kosovën me Serbinë, nga sot deri në 15 nëntor, do të ketë ndërprerje të qarkullimit për shkak të punimeve.
Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Kosovës, e cila njofton qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore të shfrytëzojnë pikat e tjera të kalimit kufitar me Serbinë, pasi si pasojë e punimeve mund të krijohen pritje të gjata.
Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në këtë pikë kontrolli kufitar dhe me qarkullimin në hyrje dhe dalje të vendit, duke pasur parasysh përqëndrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.
Para 9 viteve, më pak se një muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës në 9 mars nisi të vendoste mbishkrimet me identitetin e ri në kufirin me Republikën e Serbisë. Solemnisht, së pari, u zbulua tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës – Mirë se vini” në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Merdare.
Diskutime rreth kësaj post