Është bllokuar procesi i numërimit në KZAZ 32, në shkollën ‘Hoxha Tasim’, pasi në një kuti janë gjetur 9 vota më tepër. Mësohet se bëhet fjalë për zonën e Saukut.
Sipas komisionerëve, ka një mosrakordim mes numrit të votave dhe procesverbalit, ku rezultojnë vota tepër.
Aktualisht ky proces është bllokuar, ndërsa vendimi se çfarë do të ndodh me këtë kuti i takon KZAZ-së.
Diskutime rreth kësaj post