Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur plot tension në opinion pas deklaratave të forta të Sekretarit për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat ne PS, Alfred Peza i cili ka deklaruar se Fevziu ka 10 milionë euro, ndërsa Shkulaku ka një vilë 1 milion euroshe.
Pretendimeve të Pezës, Fevziu i është përgjigjur me humor.
DEBATI:
Bardhi: Edi Rama me një vendim vjedh 200 milion euro te Teatri
Peza: Për kë 200 milion për Rrugën e Kombit?
Bardhi: Jo për 1 milionshin tënd
Peza: Këtu s’të lejoj, mos kujto se ajo të bën politikan. Je dhe jurist. Një sekondë. Unë i kam të justifikuara.
Bardhi: Vendimet e gjykatave kanë shpallur të pafajshëm edhe me krime më të rënda se ty
Bardhi: Mos kujto se…
Bardhi: Më lejo të mbaroj…
Peza: Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm
Bardhi: Shumë mirë, bravo
Peza: Kërko falje
Bardhi: Të gjithë politikanët e korruptuar janë shpallur të pafajshëm
Peza: Ti përfundon duke më akuzuar mua të kem turp pse jam i pafajshëm
Bardhi: Do mbani përgjegjësi të gjithë nga Edi Rama edhe ti
Peza: Tenton të më bësh mua me faj, kam dalë i pafajshëm
Bardhi: Ti mos u shqetëso, tik-taku është për çdo shqiptar që ka grabitur.
Peza: Pasuria ime është shtuar 0 lekë nga momenti që kam hyrë në politikë. Fevziu ka 10 milion euro pasuri dhe s’ja përmend njeri
Fevziu: Si, si, si, ku i kam 10 milion euro unë?
Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro në fshat dhe s’i thotë gjë njeri
Shkullaku: Jo 1 milion, 1 milion e 200 mijë
Fevziu: Peza fjala jote në vesh të perëndisë, ishalla bëhemi me këtë pasuri se nuk i kam. /albeu
Video::
Diskutime rreth kësaj post