Menjëherë pas reagimit të kreut të shtetit Bujar Nishani ndaj akuzave për dekorimin e 67 ballistëve të vrarë gjatë luftës së dytë botërore, ashtu sikurse një ditë më parë, ka reaguar edhe kryetari i PSV’99, njëherësh dhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.
Ai shprehet se rreshtimi i Presidentit në radhët politike të BK është një akt antinacionalisht dhe bën thirrje që e djathta të distancohet nga bashkëpuntorët e fashizmit.
Koçi thotë se Presidentin ballist e kemi dhuratë nga Sali Berisha.
Ja postimi e Koçit në rrjetet sociale:
Rreshtimi i Presidentit ne rradhet politike te Ballit Kombetar eshte nje akt antinacionalist.
Kjo deshmon qe e djathta nuk po distancohet dot nga ish bashkepunetoret e fashizmit, ndryshe nga e majta qe eshte distancuar qartazi dhe prerazi nga fajet dhe krimet e komunizmit.
Te jesh kunder dekorimit te bashkepunetoreve te pushtuesit nuk te ben komunist.
Antiballistet nuk jane patjeter komuniste apo bolshevike.
Ashtu si antikomunistet nuk jane te gjithe balliste.
Presidentin ballist e kemi dhurate nga Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post