Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa e ka etiketuar këtë të fundit si kampion të shpifjes dhe nxitës së ndasive alla luftë klasash.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, e teksa merr spunto nga një statusi i ish-kryeministri Berisha, i cili pretendon se djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi po hetohet në Itali dhe madje sipas tij, ishte burgosur për shkak se ishte përfshirë në kontrabandë ilaçesh, deputeti socialist Koçi shkruan se me luftën e klasave që po aplikon ish-kryeministri, edhe Enver Hoxha do e kishte zili Berishën
“Kur shoh berishizmin ne këtë lufte qe sot ne demokraci vret njeriun si ne rastin e djaloshit Çuçi, gjykoj se: sikur fati te na kish sjelle Saliun ne vend te Enver Hoxhës ne krye te diktaturës, atëherë me siguri Enveri do na dukej nje engjëll ne krahasim me Saliun. Do e kishte kthyer vendin ne nje thertore. S’do kishte nevoje për dyqan kasapi”, shkruan deputeti i PS, Petro Koçi.
Kujtojmë se të premten që shkoi, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se është arrestuar në Itali Endi Çuçi, djali i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, duke e konsideruar këtë si superskandal. Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, mesazhin e atij që e quan qytetar dixhital, ku janë publikuar disa dokumenta, ku sipas denoncuesit dhe asaj që shkruan kryefoltoristi, ka një masë sigurie për Endi Çuçin, për kontrabandë ilaçesh në kohën e pandemisë.
Diskutime rreth kësaj post