Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë sot dakord për rregulloren për Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.
Lidhur më këtë ka reaguar edhe anëtari socialist, Petro Koçi, i cili në rrjetet sociale thumbon demokratët, teksa shprehet se PD vodhi votat në komisionin që heton zgjedhjet e 25 prillit.
Deklarata e Koçit:
“Komisioni Hetimor për Zgjedhjet. U rivendos normaliteti të paktën për sot. Sepse në mbledhjen e dytë këta të PD na vodhën votat. Ne jemi 8. Fitonin këta që janë 7”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post