Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi dhe një nga zërat më të fuqishëm të mbrojtjes së Luftës Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare ka zhvilluar një takim me veteranë dhe pasardhës të LANÇ të lagjes së Kombinatit në Tiranë.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale vetë zoti Koçi, i cili teksa vlerëson luftën partizani, shprehet optimist se Veliaj do korrë një fitore plebishitare më 14 maj përballë “berishizmit”.
Ja postimi i plotë i deputetit Petro Koçi:
“Sot nje takim pagezues per vitin e ri politik me veterane dhe pasardhes te LANC te Kombinatit:
“Sot eshte dite e ujit te bekuar, dhe po takohemi me ju sepse jeni nje bekim per Partine Socialiste. Ushqeni me idealizem forcen tone politike ne koherat e nje shoqerie pragmatiste.
E vleresojme si themel tonin te majten antifashiste te Luftes se Dyte Boterore. Por jo vetem Qemal Stafen, Çe Gevaren tone. Por edhe Fan Nolin, te cilit i festojme sot ditelindjen, Bajram Currin, Avni Rustemin, Migjenin etj.
Ne 14 Maj kemi nje beteje politike te rendesishme, te ciles ne do i bashkojme vlerat tona antifashiste. PS nuk ben asnje milimeter pas ne mbrojtjen e vlerave te LANÇ.
Erion Veliaj, nje djalosh i burreruar tashme, edhe nga frymezimi prej vlerave te kontributit tuaj do jete ne krye te betejes tone per Tiranen dhe ne do fitojme serish mbi sjelljet e tipit fashist te berishizmit.”
Me Erindin, Denaden, Guriun dhe drejtues te Org. se Veteraneve te LANC.”-shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post