Palët politike duket se po bëjnë gati terrenin për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. PD, PS dhe LSI i kanë surprizuar të gjithë dje, pasi u ulën bashkë në tryezën e dialogut dhe në fund të gjithë dolën të lumtur.
Dita e djeshme shënoi një kthesë në politikë, pasi siç ishe parashikuar deri më tani, reforma zgjedhore ishte ajo që bëri bashkë të gjitha forcat politike.
Opozita shprehet se pas kësaj vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por çfarë mendojnë socialistët për këtë lëvizje nga Basha dhe Kryemadhi.
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shprehet se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në maj 2021.
Petro Koçi shkruan:
“Aty nga Maji 2021 zhvillohen zgjedhjet e parakohshme”.
Diskutime rreth kësaj post