Deputeti i PS, Petro Koçi tha se, me para të pista kanë filluar të ngrenë biznese legale, siç është rasti i industrisë së ndërtimit, nëpërmjet këtyre bizneseve legale, futen edhe në tenderime publike dhe shpeshherë përfitojnë prej tyre. Ai shtoi dhe më tej në emisionin Breaking duke pohuar se kërcënojnë zyrtarët dhe kanë frikë ti denoncojnë, duke kërcënuar dhe konkurrentet.
“Kanë filluar të ngrenë biznese legale, sic është rasti i industrisë së ndërtimit, nëpërmjet këtyre bizneseve legale, futen edhe në tenderime publike dhe shpeshherë përfitojnë prej tyre, ka momente që përfitojnë nga lidhjet me zyrtarët e caktuar. Dalin se janë legal në shtojza e kanë të drejtë për futur, e dyta i arrijnë se si kërcënojnë zyrtarët dhe kanë frikë ti denoncojë, duke kërcënuar dhe konkurrentet. Ky momenti optimizmi ka shkaktuar frikë te bota e krimit dhe zyrtarët duhet të potencohet më tej edhe në luftën kundër krimit të organizuar.
Është fjala për njerëz ordinerë që nuk kane për gjë të kërcënojnë çdo gjë që del përpara, jo njerëz të sferës së lartë. Teserat në financat publike nukjanë njerëz që janë të zakonshëm të administratës publike që janë pjesë e komisione, e kanë kollaj të hyjnë në jetën e këtyre njerëzve të kërcënojnë dhe nuk mund ti denoncojnë. I dinë të gjithë por nuk ndëshkoj, e para të enocnin atë pjesë të kalbur të administratës. Qoftë edhe nga gjyqësori që ka pasur vendime korruptive, por edhe për të nxitur veprimtarinë e SPAK”, – tha Petro Koçi.
Diskutime rreth kësaj post