Në vazhdimësi të deklaratës së bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha se do bëjnë shumë shpejt publike platformën për Reformëm zgjedhore, ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili shprehet se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e Zgjedhjeve.
Petrit Vasili shkruan:
“Asgjesimi i shitblerjes dhe kriminalizimit te votes kjo po eshte reforma, te tjerat…..
Reforma zgjedhore ka vetem nje çeshtje per te zgjidhur.
Ka vetem nje problem qe shkaterron zgjedhjet.
Ka vetem pergjigje qe duhet te jape.
Eshte kriminalizimi dhe shitblerja e votes.
Denimi ekstrem dhe i pameshirshem i ketyre kjo eshte reforma zgjedhore e vertete.
Diskutimet e tjera jane vanitete dhe humbje e kote kohe.
Shitblerja dhe kriminalizimi i votes ç’monton dhe ben zero cdo sistem zgjedhor dhe cdo teknologji identifikimi e numerimi te votes qofshin keto edhe me modernet e me te sofistikuarat.”
Diskutime rreth kësaj post