Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se për arbitrazhet e humbura nuk mund të ketë përgjegjës tjetër veç kryeministrit Edi Rama. Vasili tha se Rama ka qenë në dijeni për rrezikun që paraqiste rasti Becchetti.
“Përgjegjësia është e kryeministrit. Nëse ai vihet në dijeni për këtë hata që po u bëhet financave publike, kush do të jetë tjetër përgjegjës? Afera kaq të mëdha që nuk u vihet përgjegjësia do të thotë drejtësi e kapur dhe me regji, që t’u bjerë llamarinave në Lushnje e Fier”, tha Vasili.
Vasili komentoi edhe koncesionin e portit të Durrësit, rast që sipas tij duhet të hetohet nga SPAK.
“I jam mirënjohës medias tuaj që ka bërë publike fakte të tilla. Është detyrë e SPAK-ut të ikë nga Lushnja, nga Pogradeci. Të lërë cironkat dhe të merret me balenat e mëdha. Është një korrupsion që po shpartallon vendin”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post