Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje qytetarëve që të mos paguajnë tarifën që pritet të vendoset për rrugën e kombit.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili i cili i fton qytetarët në mosbindje kur të udhëtojnë në këtë segment duke e konsideruar vendimin e shefit të qecerisë një maskarallëk.
Ndërkohë, më herët në disa mendia është botuar kontrata e marrëveshjes së koncesionit, datë 6.12.2016 “Për ndërtim, përmirësim, shfrytëzim, mirëmbajtje të Autostradës Milot-Morinë” e cila rezulton e firmosur më datën 6.12 2016 nga Sokol Dervishaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, përfaqësues i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Vasili ndër tëtjera shkruan:
“Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.
Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.
Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.
Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.
Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.
Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote, sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.
Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.
Deri atehere ka vetem nje qendrim: Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.
Diskutime rreth kësaj post