Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kryeministri Edi Rama nga njëra anë shfaqet ofendues ndaj Kosovës dhe nga ana tjetër mbështet pa rezerva mini-shengenin ballkanik dhe Vuçiçin, i cili sipas tij kërkon të zhbëjë pavarësinë e Kosovës.
Vasili shkruan:
Ministri i Jashtëm Edi Rama ka te shkruar si nje nga objektivat me te rëndësishëm te Ministrise se Jashtme promovimin dhe mbështetjen e procesit te njohjes se Kosovës.
Ndersa Ivica Daçiç Ministri i Jashtëm i Serbisë deklaron si objektiv te Ministrisë së Jashtme serbe:
“Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjen. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.
Edi Rama nga njera ane shfaqet cinik, i egër dhe ofendues ndaj Kosovës dhe nga ana tjetër mbështet pa rezerva te ashtuquajturin Minishengen, mbështet Vuçiçin,qe përjashton dhe defaktorizon dhe kërkon të shpërbëjë Kosovën, duke i shërbyer verbërisht këtij objektiv madhor anti Kosovë, që Serbia ka.
Pra është e qarte qe Ministri i Jashtëm Edi Rama ka de facto objektiva te njejta me Ministrin e Jashtem Daçiç, por është vendi ti kujtojmë z.Rama se kjo qe ai bën kundër Kosovës ka vetëm një emer:
TRADHETI dhe ata qe e kryejnë TRADHETARE.
Diskutime rreth kësaj post