Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i pyetur se çfarë i sjellë politikës bashkëpunimi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës pas largimit nga Presidenca, tha se çdo impuls bashkëpunimi i nivelit të lartë, fuqi vizioni, mesazh dhe dimensioni i mbajtjes së fjalës së dhënë, është ajo që i duhet vendit në një moment kaq të vështirë dhe kaq kritik.
Në vijim shtoi se themeli i axhendës së opozitës është reagimi dhe denoncimi, ku tha se këto dy shina kryesore nuk ndryshojnë dhe do të jenë të pandryshueshme dhe themeli i suksesit.
“Sa më shpejt të largohet qeveria, aq më shumë reduktohet dëmi i përditshëm që këta bëjnë. Ajo që do përcaktojë humbësi apo fituesi ka përqindje votash që do ketë një masë të madhe njerëzish që mbështet, çdo shqiptar duhet të binbdet për qeverinë vidh plaçkit dhe shit dhe të gjithë së bashku duhet të protestojmë, protestat shërbejnë për largimin e qeverisë.
Pa denoncuar dhe protestuar, Edi Rama nuk rrëzohet. Këto janë dy elementët për ta rrëzuar.”, u shpreh Vasili.
Lidhur me zërat se LSI në bazë nuk e do bashkëpunimin me Partinë Demokratike, Vasili tha se këto janë të pavërteta.
“Këtu bëhet fjalë për një front opozitar ndaj një të keqe të madhe dhe kush nuk e ndihmon frontin, i shërben Edi Ramës. Mbrojtja e vetme është fronti i madh opozitar.
Rikthimi i Ilir Metës është motivim i jashtëzakonshëm, me vizionin që ka dhe qëndrueshmërinë që tregoi si President, si patriot i mirë.
Pesë vite të një përballje thuajse të vetmuar ndaj një qeverisje që ka bërë thuajse gjithçka. Është një moment shumë i rëndësishëm i një hovi të jashtëzakonshëm.
Monika Kryemadhi ka qenë dhe mbetet lidere e sfidave, ka qëlluar në një moment të vështirë, se pati një krah një tradhti shumë të rëndë (Lulzim Basha), prerje në besë që pati pasoja të rënda ndaj opozitarizmit.
Shqiptarët janë të bindur se kauzat e tyre nuk shiten. Sot kauza jonë për inceneratorët dhe kauza të tjera mbështeten nga PD.
Të kesh dikë që i nxjerr kauzat dhe i përdor për përfitimin e vetë, kjo është e papranueshme. Një tradhti kaq e madhe brenda opozitës nuk është parë.”, u shpreh Vasili.
Diskutime rreth kësaj post