Peticioni Pro Veting në qytetin e Beratit ka nisur ndryshe nga qytetet e tjera. Nisma për mledhjen e firmave në këtë qark, eshte inicuar nga forumi i Profesionistëve të rinj. Grupimi i të rinjve, profesionistë të spikatur të fushave të ndryshme kanë qenë nismëtarët e nënshkrimit kundër bllokimit të Vetingut në vend. Qindra të rinj nga rradhët e profesionistëve kanë udhetuar të organizuar në autobuza drejt vendit ku është vendosur cadra e mbledhjes së firmave që kërkojnë realizimin e reformës në drejtësi. Profesionistëve të rinj iu është bashkuar edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, që bashkë me ta ka firmosur në peticionin mbarë qytetar tashmë, për të mos lejuar bllokimin e reformës në drejtësi.
Ministri Klosi deklaroi se vullneti i qytetarëve për të kundështuar tentativën për bojkot dhe bllokim të reformës në drejtësi nga ana e opozitës, po merr përgjigjen mbarë qytetare që duke firmosur në cdo cep të Shqipërisë, po dëshmojnë edhe një herë nevojën urgjente për reformimin e gjyqësorit. ‘’Janë qytetarët ata që kanë vuajtur më shumë se kushdo, korrupsionin dhe padrejtësitë në gjyqësor, ndaj janë ata që si në asnjë rast tjetër pa ndarje dhe dallime, janë duke kërkuar sot heqjen dorë nga tentativat për bllokim të Partisë Demokratike”.
“Fakti që qindra të rinj, emra të spikatur të profesioneve të ndryshme të qytetit të Beratit janë grupuar sot për nënshkrimin e këtij peticioni, dëshmon se të rinjtë, ata që e duan këtë vend dhe kanë të ardhmen e tyre këtu, janë po aq të ndërgjegjshëm për nevojën ulëritëse që ka sot drejtësi për reformim- deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se asnjë tentativë me qëllime thjesht dhe vetëm për interesat personale të drejtuesve të Partisë Demokratike nuk do të pengojë votimin për komisionet e Vetingut dhe vijimin e reformës në drejtësi, që do të pastrojë gjyqësorin nga korrupsioni dhe do t”u kthejë qytetarëve drejtësinë e munguar në 25 vjetë tranzicion. /Lexo.al
Diskutime rreth kësaj post