Fshatrat në Shqipëri janë shpopulluar në masë, ndërsa banorët kanë lëvizur drejt qyteteve, apo jashtë vendit, i tillë është edhe rasti i fshatit Peshtan të Tepelenës.
Migrimi i popullsisë ka filluar vite e vite dhe kush ka mundësi ende migron nga ku fshat.
Emisioni “Fiks Fare” ishte në shkollën 9-vjeçare të këtij fshati, ku për çudi më shumë ka mësues se nxënës, ndoshta një rast i rrallë, por i vërtetë.
Shkolla ka vetëm dy klasa të përbashkëta, me gjithsej 5 nxënës.
Përkatësisht 1 klasë e parë dhe e tretë me dy nxënës, dhe klasa tjetër e shtatë dhe e tetë me tre nxënës, ndërkohë që këtyre nxënësve u japin mësim gjashtë mësues në ditë të caktuara.
Të pyetur nga Fiksi mësueset tregojnë se plotësohen me orë edhe në fshatra të tjeraku japin mësim, por që në Peshtan janë vetëm 5 nxënës, dhe këta nga pamundësi e prindërve për të lëvizur.
“Fiks Fare”u interesua në Zyrën Arsimore Tepelenë, ku drejtori Shkëlqim Imeraj pohon se kjo është e vërtetë dhe se mësuesit plotësohen me orë mësimi edhe në fshatra të tjerë.
Shkolla e Peshtanit e cila ka dy cikle, ku patjetër shton drejtori duhet që procesin mësimor të bëhet nga mësues specialist.
I pyetur se ndoshta do ishte më mirë që këtyre fëmijëve t’u vihej në dispozicion një mjet për ta bërë shkollën në qytet, drejtori pohon se nuk kanë në dispozicion asnjë mjet.
Por më e keqja është se në atë zonë nuk ka as transport publik që t’u paguhej nga zyra arsimore, kështu që do të vazhdohet që shkolla e Peshtanit të ketë 6 mësues dhe 5 nxënës, por të paktën e mira është se mësimdhënia bëhet nga mësues specialist të çdo lënde.
Diskutime rreth kësaj post