Një video e Edi Ramës gjatë një vizite në Izrael, në vitin 2015, ku është takuar me Patriarkun e Jeruzalemit është publikuar sërish nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit u dekorua me “Urdhërin e Kryqit të Lartë të Kalorësit të Varrit të Shenjtë”.
Në fjalën e tij Patriarku Theophilos III qe shprehur:
“Ne krenohemi për marrëdhënien tonë të ngushtë me Kishën Ortodokse të Shqipërisë dhe vëllain tonë, Kryepiskopi Anastas. Kisha Ortodokse është duke luajtur një rol jetik në promovimin e shoqërisë multi-kulturore dhe multi-fetare të vendit tuaj dhe Kryepiskopi Anastas është thellësisht e përkushtuar për mirëqenien e Shqipërisë dhe të gjithë popujve të saj”.
Në videon që shfaq vetë në rrjetet sociale, Berisha shkruan:
Pse e fsheh Edvin Kristaq Rama, Zografi bis kete ceremoni???
Te gjitha rruget e çojne ne Athine.
Shikoni videon e qytetarit dixhital”.
Video:
Diskutime rreth kësaj post