Zija dhe lotët kanë pllakosur shtëpinë e Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit. Mëngjesin e sotëm, na banesën e 21-vjeccares janë hapur dyert e mortit. Familjarë, miq e të afërm do t’i japin sot lamtumirën e fundit, vajzës që e përshkruajnë të sjellshme, të urtë, dhe me rezultate të mira në shkollë.
Ditën e djeshme, 23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi për vdekje me 5 plumba vajzën që donte, e më pas qëlloi veten me plumb në kokë. Ngjarja e rëndë ka tronditur jo vetëm banorët e Zharrëzit në Fier, ku ata kishin shtëpitë, por edhe mbarë vendin.
Banorë të zonës, miq dhe të njohur, të veshur me të zeza dhe lot në sy, i drejtohen shtëpisë së Arielës, ku dhimbja nuk ka të përshkruar, ndërsa në orën 13:00, do të përcjellin Arielën në banesën e fundit.
Diskutime rreth kësaj post