Pesë fotot mashtruese që u bënë të famshme në 2015
E përditshmja britanike The Guardian ka publikuar pesë fotot që nuk kanë ndodhur në të vërtetë, pasi ka pasur ndërhyrje me photoshop, transmeton Koha.net.
Këto janë fotot mashtruese më të mira për 2015:
Një ari, dy tripodë dhe katër burra duke vrapuar. Kjo në fakt është foto gjatë xhirimeve të një filmi në Kolorado katër vjet më parë, kurse përmes photoshopit i kanë vendosur edhe ariun prapa për të bërë shaka me shoqëri, ndërsa ka qenë një nga fotot më të shpërndara në Facebook.
A është kjo një magjistare duke e shpëtuar një grua nga mbytja në ujë? Jo. Në fakt, kjo është një betejë e estradës në neë Orleans në vitin 1940. Evangeline (Oyster Girl) ishte shumë e mërzitur për shkak se Divena (Aqua Tease) i kishte marr rolin e saj, ndërsa nga tërbimi i tepërt Evangeline ishte ngjitur në skenë për të shkatërruar një akuarium në lokalin Bourbon Street. Më Evangeline ishte arrestuar, ndërsa ishte gjobitur me dhjetë dollarë nga gjykata të nesërmen.
Kjo nuk është shkencëtarja Marie Curie. Shikoni prapaskenën se e viteve të 90-ta, ndërsa fustani i saj është shumë modern. Kjo është aktorja, Susan Marie Frontczak, duke luajtur rolin e Curies duke e sjellë shkencën për masën. Por, në fakt ky imazh është përdorur nga Togo, Mali dhe Zambia zyrtarisht si pulla postare e Curies.
India e parë nga hapësira në festivalin e dritave Diwali. Natyrisht se nuk duket kështu, Ajo është shumëfishuar duke përdorur shumë foto për të shfaqur rritjen e popullsisë.
A mund të jetë ky turist, Vladimir Putin (njeriu prapa fëmijës), në pritje për të shtrënguar duart me presidentin e ShBA-ve, Ronald Reagan gjatë vitete të 80-ta? Kjo foto ka zgjuar shumë dyshime konspirative gjatë vizitës së Reaganit në Moskë gjatë viteve të 80-ta (Putin në atë kohë ishte agjent i KGB-së). Zyrtarët rus e kanë mohuar prezencën e Putinit në këtë foto.
Burimi : Marrë nga Koha.net
Diskutime rreth kësaj post