Pesë ditë pas protestës së 7 korrikut, kryetari i PD, Sali Berisha ka mbledhur në një takim kryetarët e degëve të Tiranës. Në fjalën e tij, ish-kryeministri Berisha tha se protesta i bashkoi të gjithë qytetarët, ndërsa tha se ajo i kaloi të gjitha parashikimet.
Sipas Sali Berishës, thirrja ‘të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë’ ishte një kushtrim që jehoi fuqishëm.
“Çdo sukses ka dy anë, përpjekjen për arritjen e tij dhe më të vështirë akoma ka përpjekjen për mbajtjen e tij dhe lartësimin e tij. E para mendoj unë se ishte një sukses i një rëndësie të jashtëzakonshme për frontin e shpëtimit të Shqipërisë, për PD dhe popullin opozitar, por edhe për Shqipërinë.
Protesta siç e patë dhe ju ishte e përmasave ndoshta më e madhja që është mbajtur ndonjëherë. Po të kemi parasysh kushtet në të cilat ajo u thirr, kjo protestë tejkaloi të gjitha parashikimet edhe më optimiste. Protesta bashkoi së bashku anëtarët, simpatizantët dhe mbështetësit tanë dhe të forcave të tjera opozitare, të shoqërisë civile, por edhe të shumë qytetarëve pa parti, e vërteta është edhe e PS dhe partive të tjera.
Thirrja të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë ishte një kushtrim që jehoi fuqishëm tek qytetarët e këtij vendi në çdo rrugë të Tiranës”, tha Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post